NDRECA Liza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Më 1951 u internua në kampin e Tepelenës, me gjithë vajzën e saj dy vjeçe, Pashke Marka Ndrecën [shih]. Atje e bija shpoi këmbën në një gozhdë të ndryshkur, nuk u trajtua për tetanoz, dhe vdiq nga infeksion në verën e vitit 1951. Ushtaraku i shërbimit e detyroi nënën e vajzës ta hidhte kufomën e saj në ujrat e Vjosës. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 320.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]