NDRECA Marka Dodë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I biri i Dodë Ndrecës [shih]. Lindi më 18 shtator të vitit 1910, në fshatin Konaj të Fanit. Në fillim të vitit 1944 iu bashkua forcave antikomuniste që komandoheshin nga Kapidani i Mirditës. U vra në Qafë-Qiri të Nënshejtit, më 10 tetor të vitit 1944, në përpjekje me forcat partizane të Brigadës IV Sulmuese. Në këtë kohë, i dogjën shtëpinë dhe i konfiskuan gjithë pasurinë. Përveç të të atit që u burgos, të gjithë anëtarët e tjerë të familjes u internuan në Lezhë. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 32; F. 1, Viti 2017, D. 84, f. 22-23.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]