(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Konaj të Fanit. U pushkatua pa gjyq nga forcat e ndjekjes në fund të vitit 1946, në Reps, sepse mendohej se i vëllai, Ndrecë Nikollë Ndreca, kishte ndihmuar dhe strehuar përkohësisht një partizan nga Shijaku, që kish dezertuar nga forcat nacionalçlirimtare. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 92-93.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]