NDRECA Zef Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Luftëtar antikomunist. Lindi në fshatin Zall-Xhuxhë të Fanit. Doli në mal në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist. U vra në pritë, natën e 24 prillit të vitit 1950 nga forcat e ndjekjes, tek Ura e Vjetër e Gjakzës (Fan). Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 170.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]