NDREU Halit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Sllovë të Dibrës, në vitin 1911. Kreu shkollën teknike amerikane «Harry Fultz». Më 17 qershor 1949, me vendim nr. 46, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «pjesmarrje në bandë të armatosur dhe agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës me 3 vjet kohë. U lirua më 1956, por u internua familjarisht deri në vitin 1990. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 83, f. 3-4; F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 108-109.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]