NDREU Mahmud
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1909, në Sllovë të Peshkopisë. Me vendim nr. 454, datë 21 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor se «ka pasur lidhje me grupin e Edip Tershanës e Jani Konomit, që kërkonin të përmbysnin pushtetin popullor», dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 1 vit kohë. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 288-289.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]