NDRIÇO Kristo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1941, në Sotirë të Gjirokastrës. Me vendim nr. 116, 20 nëntor 1973, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 7 vjet burg. Me vendim nr. 51, 22 dhjetor 1976, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 10 vjet burg, heqjen e së drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. Përfundimisht, u dënua me 13 vjet burg, heqjen e së drejtës së zgjedhjes për 5 vjet dhe konfiskimin e pasurisë. U lirua më 1982. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 16-17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]