NDROQI Abdullah
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, në vitin 1905. Me vendim nr. 42, datë 13 mars 1955, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 7 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 13, datë 8 shkurt 1959, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë dhe konfiskimin e shtëpisë dhe të kopështit. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 795.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]