NDROQI Lejla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Elbasan, në vitin 1954. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Tiranës në rrethin e Elbasanit, prej vitit 1954 deri më 6 korrik të vitit 1987. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 166-167.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]