NEGRI Bep Gaspër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1922. Me vendim nr. 197, datë 15 qershor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje aktive në organizatën tradhëtare të Ballit Kombëtar», dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie, humbjen e të drejtës qytetare-politike për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Më 1949, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 98, F. 187-588; Gazeta Zyrtare, nr. 92, 16 dhjetor 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]