(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Me vendim nr. 238, 23 maj 1950, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 174, 12 dhjetor 1956, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë, për «tradhëti ndaj atdheut të mbetur në përgatitje për t’u arratisur jashtë shtetit», me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 320, 14 shtator 1963, u dënua me 1 vit burg dhe, në bazë të nenit 181 të Kodit Penal dhe me bashkimin e dënimeve, u dënua me 11 vjet, 6 muaj burg e 27 ditë burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 5-6.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit