NELAJ Luan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vlorë, në vitin 1955. Me vendim nr. 42, datë 15 mars 1972, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit në bashkëpunim», dhe e dënoi me 2 vjet e 6 muaj heqje lirie. U verbua si pasojë e torturave. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 623-624; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 99.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]