(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 7 korrik të vitit 1938. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Vlorës në Dukat, prej datës 25 korrik 1966 deri më 10 qershor 1970, dhe të dëbimit prej datës 11 qershor 1970 deri më 30 shtator 1991. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 12-13.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]