NENAJ Arshi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Kuç të Kurveleshit. U vra, bashkë me të birin, Sherif Nenajn [shih], dhe 13 burra e gra të këtij fshati, më 2 prill të vitit 1944, me urdhër të komisarit Qazim Kondi, si hakmarrje për vrasjen e zv. sekretarit të PKSH të Labërisë, Memo Metos. Uran Butka, Lufta Civile në Shqipëri: 1943- 1945, vëllimi II, ISKK, Tiranë 2015, f. 47; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 192; F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 232.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]