NEZHA Shyqyri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Nacionalist. U vra në Dukat të Vlorës, bashkë me shumë nacionalistë e banorë të fshatit, më 30 nëntor të vitit 1943, në përpjekje me forcat e Brigadës së Parë Sulmuese, të udhëhequr nga Mehmet Shehu e Dushan Mugosha. Uran Butka, Lufta Civile në Shqipëri: 1943-1945, vëllimi I, ISKK, Tiranë 2015, f. 279; Uran Butka, Mehmet Shehu, krime kundër njerëzimit, në «Almanak», 2, ISKK, Tiranë 2012, f. 247.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]