NIKA Gjon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dukagjin, në vitin 1904. Më 1945 u arrestua për «strehim e furnizim të kriminelëve të luftës», por u deklarua i pafajshëm për mungesë provash dhe u lirua nga burgu. U arrestua sërish dy vjet më vonë dhe, me vendim nr. 61, datë 17 qershor 1948, Gjykata e Prefekturës së Shkodrës e deklaroi fajtor për «veprimtari subversive», dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie me punë të detyruar. Me vendim nr. 110, datë 27 tetor 1948, Gjykata e Prefekturës së Shkodrës e deklaroi fajtor për «mosdenoncim të akteve subversive», dhe e dënoi me 1 vit privim lirie me punë të detyruar. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 72-73.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]