(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Selo të Gjirokastrës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 24, më 18 qershor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Gjirokastra në Kamëz, prej 30 dhjetorit 1949 deri më 30 dhjetor 1951. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 26-27.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]