NIKA Zoja
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 11, datë 15 maj 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Shkodrës në rrethet e Vlorës, Tepelenës e Beratit, prej datës 25 qershor 1946 deri më 26 qershor 1947, dhe prej 7 majit të vitit 1949 deri më 13 tetor 1953. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 712.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]