NIKOLICA Haki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Nikolicë të Korçës. Me vendim nr. 6, datë 12 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «armik të popullit» dhe «kriminel lufte», dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale përgjithmonë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 100, fl. 64-65; F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 9-10.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]