NIKOLLA Thanas
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Delvinë. U arrestua më 28 qershor 1947 dhe, me vendim nr. 349, datë 13 gusht 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «sabotim e tentativë arratisje», dhe e dënoi me 5 vjet burg, degradimin e tij dhe punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit. Më 1949, iu fal koha e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 61-62; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]