(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1908, në Konaj. U arrestua më 5 prill 1946, dhe me vendim nr. 97, datë 5 prill 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se «ka strehuar e furnizuar te arratisurit», dhe e dënoi me 15 vjet burg. Më 1948 iu fal koha e mbetur e dënimit. F. 1, Viti 2017, D. 84, F. 17-58; Gazeta Zyrtare, nr. 20, 6 shkurt 1948.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]