(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 13 nëntor të vitit 1908, në fshatin Rraja e Zezë të Rubikut. U arratis dhe u bashkua me forcat antikomuniste në mars të vitit 1947. U vra nga forcat e sigurimit, më 29 shtator 1953, në Rrajë të Velës. Trupin e tij të pajetë e ekspozuan te mani i Ndre Përgjetanit në Rrëshen përreth 24 orë, pastaj e groposën në breg të Lumit të Zmesë. Gjatë kohës që ishte i arratisur, të gjithë familjen e tij e internuan në kampin e Tepelenës. Disa prej tyre vdiqën atje. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 194; F. 1, Viti 2017, D. 84, f. 43-44.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]