NIKOLLI Gjin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1900, në Mirditë. U arrestua më 12 prill 1946, dhe me vendim nr. 97, datë 26 prill 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «strehim e furnizim të arratisurish», dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtës qytetarepolitike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme. F. 1, Viti 2017, D. 84, f. 63-64.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]