NIKOLLI Ndue Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në katundin Fregën të Dibrrit. Doli në mal bashkë me të birin, Kolë Ndue Nikollin [shih], pas dhunës fizike që ushtroi mbi ta Toger Baba, me pretekstin e mosdorëzimit të armëve. Në fund të vitit 1948, familja e tyre pesë anëtarëshe u internua në Tepelenë. Atje vdiq djali dy vjeç i Kolës. Të rrethuar nga forcat e ndjekjes, u vranë atë e bir më 20 korrik 1952, në malin e Kreshtës së Kashnjetit. Trupat e tyre të pajetë i tërhoqën zvarrë nëpër qytetin e Lezhës për t’i ekspozuar dhe i groposën në breg të lumit Drin. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 185.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]