NIKOZISI Thimio
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Sopik të Gjirokastrës. U arrestua më 17 qershor 1945. Me vendim nr. 109, datë 28 gusht 1945, Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Tiranës e deklaroi fajtor për «dezertim nga ushtria», dhe e dënoi me 6 muaj burg. Me vendim nr. 235, datë 6 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë dezertimi në grup», dhe e dënoi me 3 vjet burg. U lirua më 1949. AISKK, F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 1-2, 22-23; F. 1, V. 2017, D. 100. FL. 56-57.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]