NIKSHIQI Qamil Mehmet

NIKSHIQI Qamil Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1921. U arrestua më 24 nëntor 1946 dhe, më 5 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarak e Qarkut të Shkodrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatë kundra pushtetit» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie, humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet burg. Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 274; Gazeta Zyrtare, nr. 92, 16 dhjetor 1949; F. 1, Viti 2017, D. 98, F. 195-596.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]