(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1928, në Përmet. U internua dhe dëbuar për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit, nga Përmeti në Shtyllas dhe Levan të Fierit, prej vitit 1951 deri më 31 dhjetor 1958 (internim), dhe prej 1 janarit të vitit 1959 deri më 30 shtator 1991 (dëbim). AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90, fl. 69-70.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]