(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1909, në Dhivër të Sarandës. Më 11 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «është vënë në shërbim të zbulimit grek dha ka agjituar e propaganduar kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, punë të detyruar, dhe humbjen e të drejtës politike baraz me kohën e ndëshkimit. Më 7 janar 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake ia modifikoi vendimin nga burgim i përjetshëm në 20 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. Më 1967, u arrestua sërish. Me vendim nr. 32, datë 17 nëntor 1967, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 4 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101. f. 87-88; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit