(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1897, në fshatin Shëngjin të Fanit. Në fund të dhjetorit të 1946-s e thërritën në mbledhjen e kryepleqëve të Fanit, që u bë tek Ura e Ndue Gjokë Lleshit. Toger Baba e akuzoi për lidhje dhe bashkëpunim me forcat antikomuniste, ndaj dhe urdhëroi që ta vrisnin. E groposën aty, në të majtë të rrjedhjes së Zallit të Fanit. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 87.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]