(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1926, në Durrës. Me vendim nr. 16, datë 2 gusht 1966, Gjykata e Qarkut të Durrësit e dënoi me 6 vjet burg sipas nenit 73/1, 239/II, 165 dhe 48 të Kodit Penal. Me vendim nr. 119, datë 18 tetor 1972, Gjykata e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe për «fyerje të përfaqësuesve të pushtetit», dhe e dënoi me 9 vjet burg. Me vendim nr. 29, datë 30 qershor 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «sabotim, duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 22 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Me vendim nr. 49, datë 4 gusht 1975, Gjykata e Rrethit të Matit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, f. 21-22; F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 438-439.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit