(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1900, në Kapinovë të Beratit. U arrestua më 28 nëntor 1944, dhe me vendim nr. 126, datë 3 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit», dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave qytetarepolitike dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. U ekzekutua më 29 shtator 1945, në vendin e quajtur Varrezat e Përgjithshme, në qytetin e Gjirokastrës. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 411-412.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]