(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1934, në Korçë. Më 22 gusht 1969, me vendim nr. 6, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe konfiskim të pasurisë. Me dekret, dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81, fl. 73-74.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]