(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Prishtinë, në vitin 1925. U arrestua më 15 mars 1945, dhe me vendim nr. 169, datë 30 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Qarkut të Beratit e deklaroi fajtor se «gjatë okupacionit të huaj ka qenë bashkuar me Ballin», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtës elektorale dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme (të pjesës së tij). AISKK, F. 1, V. 2017, D. 100/1. f. 11-12; F. 1, Viti 2017, D. 80, F. 19-60.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]