ORMËNAJ Bashkim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Velçë të Vlorës, më 15 dhjetor 1942. Ka qenë i dëbuar për «çështje politike». Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993 ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Vlorë, në fshatin Velçë të Vlorës 5 shkurtit 1945, deri më 30 shtator 1991. F. 1, Viti 2017, D. 95, f. 26-27.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]