OROLLOGA Nesti
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë në vitin 1899. Me vendim nr. 243, datë 2 korrik 1946, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor si «sabotator i pushtetit» dhe «armik i popullit» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, si dhe konfiskimin e pasurisë. U arrestua më 10 janar 1946 dhe u lirua me dekret nr. 3006, datë 23 nëntor 1959. F. 1, Viti 2017, D. 95, f. 44-45.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]