PËRDUKA Frrok Nikollë

PËRDUKA Frrok Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I ati i Zef Përdukës [shih]. Lindi më 15 ma të vitit 1890, në fshatin Shëngjin të Fanit. Prej 1 tetorit të vitit 1948 u internua në kampin e Tepelenës, bashkë me dy djemtë e tij, Markun 16 dhe Dedën 10 vjeç, pas përpjekjes së të birit, Zef Frrok Përdukës [shih] për t’u arratisur në Jugosllavi (dhjetor 1948). Vdiq në kamp nga një atak kardiak, në vjeshtën e vitit 1950. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 126, 308; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90, fl. 115-116.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]