PËRKEQI Llesh Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1929, në fshatin Lëkundë të Mirditës. Më 13 qershor 1976, bashkë me dy shokë, vajti te Kisha e Shna Ndojt në Laç të Kurbinit. Me mjete rrethanore, improvizuan një altar dhe, pa humbur kohë, filluan celebrimin e një meshe me pjesëmarrjen e disa besimtarëve që, siç u morr vesh më vonë, nuk u gjendën rastësisht aty. Pas pak mbërritën forcat e rendit dhe i arrestuan që të tre. U dënua me tre vjet heqje lirie dhe kinse për çrregullime mendore u mbyll në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Vdiq më 22 gusht të vitit 1997. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 220-221.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]