PËRVUKA Zef Dodë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Djali i Dodë Përvukës. Lindi në vitin 1917, në fshatin Sh’Mri të Oroshit. Pas vrasjes së tre vëllezërve, doli në mal dhe u lidh me kundërshtarët më të vendosur të regjimit. Më 30 maj të vitit 1948, pasi e helmuan në Gjormë të Kurbinit, mbi trupin e tij të pajetë zbrazën një batare fishekësh, sikur është vrarë në ndeshje e sipër me forcat e regjimit. Pastaj e varën në një lis në qendër të Mamurrasit, bashkë me Fran Mirin [shih]. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 112-113; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 86/1, fl. 162-163.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]