PACI Ndoc Simon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 8 korrik 1911. Me vendim nr. 2067, datë 28 shtator 1995, Gjykata e Rrethit Shkodër vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes pa gjyq nga forcat e diktaturës për «motive politike» të të ndjerit Ndoc Paci më 10 dhjetor 1944, tek vendi i quajtur Ura e Gjakovës në Kosovë, meqenëse ishte antikomunist. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 31-32.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]