PACI Ndoc
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1928. Me vendim nr. 45, datë 19 prill 1950, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një grup antipushtet» dhe e dënoi me 8 vjet privim lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. Me vendim nr. 244, Gjykata e Lartë (Kolegji Ushtarak) ka ndryshuar vendimin e mësipërm në 6 vjet heqje lirie (punë të detyruar). Dënimi filloi të zbatohet më 2 shtator 1949. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 267-268.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]