PAJKU Mersin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 tetor 1900, në Peshkopi. U arrestua më 11 korrik 1950. Me vendim nr. 3, datë 22 janar 1951, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi se «ka bashkëpunuar me të arratisurin Shahin Daci, ka dhënë informata të ndryshme në favor të agjenturës jugosllave, ka ndihmuar familjen e Shahin Dacit, e cila ndodhej në internim», me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 76/1, fl. 11-12.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]