(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Avokat. Lindi në Shkodër, më 1916. Studimet e larta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 14 gusht të vitit 1946, për veprimtari kundër pushtetit popullor dhe për tentativë arratisjeje për në Itali. Më 14 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 279.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]