PANO Panajot
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1907, në Sarandë. U arrestua më 4 korrik 1960. Me vendim nr. 9, 22 shkurt 1961, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë », dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë (të pjesës së tij) dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U lirua më 17 prill 1968 me plotësim kohe. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101/1, fl. 30-31.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]