PANTAZI Aleks Stavro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 prill 1891, në Klishar të Gjirokastrës. Me vendim nr. 250, datë 9 dhjetor 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «strehim, furnizim dhe bashkëpunim në formë grupi me diversantët», dhe e dënoi me 12 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 60-61.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]