PAPA Atë Kristo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1890, në Konispol. U arrestua më 17 janar 1946. Me vendim nr. 25, datë 1 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit, [që] ka kryer këto faje: ka qenë spiun i fashizmit, në vitin 1945 rifilloi lidhjet me spiunazhin e Korfuzit, ka zhvilluar propagandë për arratisjen e njerëzve në Greqi, ka qenë kryetar i grupit të spiunazhit në Sopik, ka strehuar të arratisur dhe u ka dërguar informata», dhe e dënoi me 30 vjet burg, humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së tij luajtshme e të paluajtshme. Më vonë, dënimi iu ul në 20 vjet burg, kurse më 1949 në 10 vjet heqje lire. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101/1, fl. 22-23; Gazeta Zyrtare, nr. 92, 16 dhjetor 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]