PAPA Harallamb
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Leshnicë të Sarandës, në vitin 1892. Me vendim nr. 115, datë 18 prill 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor se ka qenë «udhëheqës i një grupi armiqësor» për rrëzimin e pushtetit dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 74-75.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]