(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1939, në Sopik të Gjirokastrës. U arrestua më 1 shtator 1966. Me vendim nr. 21, datë 5 dhjetor 1966, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit, të mbetur më tentativë», dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me vendim nr. 234, datë 29 dhjetor 1966, Gjykata e Lartë Ushtarake e Tiranës vendosi të ndryshojë vendimin, duke e dënuar me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 76-77.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]