PAPAMATHEU Spiro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1913, në Dhrovjan të Sarandës. U arrestua më 24 prill 1947. Me vendim nr. 243, datë 18 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në një organizatë tradhtare, është vënë në shërbim të Sillogut të Janinës, ka kryer detyrat e këtij Sillogu, ka dhënë informata me karakter sekret, ka bërë agjitacion e propagandë», ndaj dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U amnistua më 1959. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 46-47.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]