PAPAVANGJELI Leonidha

PAPAVANGJELI Leonidha
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Labovë të Gjirokastrës, më 20 janar 1908. Me vendim nr. 131, datë 21 korrik 1948, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor si «armik i popullit», duke bërë pjesë në organizatën politije tekniko – intelektuale dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu fal dënimi. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 109-110.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]