PARUBI Pashkë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Samërishë të Shkodrës, më 16 shtator 1940. Me vendim nr. 14, datë 5 korrik 1976, Komisioni Qendror i Internim/ Dëbimit vendosi masën e internimit për «çështje politike» per shtetasen Pashkë Lazër Parubi nga rrethi Shkodër, në fshatin Nenshatë të Shkodrës për 7 vjet kohë. U lirua nga internimi më 11 maj 1983. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 18-19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]